Enkileda Carja
Ajo çfarë ka ndodhur në Kampionatin Europian të peshëngritjes në Batum të Gjeorgjisë, është një arritje për t'u shënuar në librat e historisë së sportit shqiptar.
Enkileda Carja, sportistja e cila po korr suksese madhore në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare ka thyer një rekord absolut europian për të rinjtë, duke ngritur plot 103 kilogramë.
18-vjeçari kthehet kështu në model frymëzimi të këtij sporti edhe pse në një moshë fare të hershme. Edhe vetë Federata shqiptare e Peshëngritjes nuk i ka kursyer elozhet, duke shkruar se Enkileda do vazhdojë të bëjë krenar vendin dhe ta vendosë në hartën e suksesve globale.
Poll
