Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian të Socca-s në Shqipëri, skuadrat njohin grupet dhe kundërshtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Hidhet shorti i finaleve të Kampionatit Europian të Socca-s në
Shorti i Socca Albania

Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian të Socca-s u hodh mbrëmjen e së mërkurës në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e 28 ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 20 maji deri më 24 maj 2026.

Në event mori pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Presidenti i Socca-s, Christoph Köchy, përgjegjësi i Socca-s në Shqipëri, Jurgen Demneri si edhe ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare dhe futbollistë të Kombëtares së Socca-s.

Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Alban Tafaj dhe futbollisti i Kombëtares së Socca-s, ish-lojtar i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka.

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë:. Sllovenia, Qipro dhe Turqia.

Grupi B: Kroaci, Angli, Spanjë, Çeki

Grupi C: Hungari, Rumani, Serbi, Danimarkë

Grupi D: Poloni, Bullgari, Irlandë, Mal i Zi

Grupi E: Greqi, Francë, Gjeorgji, Hollandë

Grupi F: Gjermani, Itali, Belgjikë, Kosovë

Grupi G: Kazakistan, Ukrainë, Letoni, Portugali

Faza finale e këtij turneu do të luhet në “Shtëpinë e Futbollit”, që do të transformohet në një stadium me 2500 vende për fazën finale e që do të presë ndeshjet nga mëngjesi i 20 majjit deri në mbrëmjen e 24 majit.

Poll

Lexo gjithashtu