Fitimi i medaljes së artë olimpike në Tokio 2020 nga xhudistja Distria Krasniqi ka bërë bashkë politikën shqiptare.
Të dy liderët e partive kryesore në vend, kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë dërguar mesazhe urime në drejtim të 26-vjeçares.
Në rrjetin social "Instagram", Rama, përkrah fotografisë së Krasniqit, shkruan: "Luaneshë. Bravo, Bravo, Bravo"!

Ndërkohë, kreu i demokratëve Basha e shoqëron foton e xhudistes me fjalët: "Krenari".

Galeria fotografike ()
Poll