Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Spektakli i garantuar për një derbi të zjarrtë, kushtet atmosferike i lënë ‘stafetën’ lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT

Dita e sotme është e rezervuar e gjitha për derbin e zjarrtë mes Partizanit dhe Tiranës. Të kuqtë janë pritës në përballjen e parë të sezonit mes tyre dhe në orën 19:00 në stadiumin ‘Air Albania’ do të luhet ndeshja e prapambetur e javës së 6-të të Superiores.

Një përballje mes dy pretendentëve kryesor për titull të cilët duan të futen në vijën e kampionatit pas disa rezultateve negative të të dy ekipeve. Në futboll ekzistojnë të 3 rezultatet, sidomos në një derbi ku favoritët nuk është asnjë, por çdo ekip ka synimin e vetëm, fitoren.

Një faktor i rëndësishëm për një ndeshje futbolli është edhe moti. Epo jemi me fat, pasi kushtet atmosferike të ditës së sotme janë perfekte për mbarëvajtjen e një ndeshje futbolli. Në orën 19:00 deri në përfundim të ndeshjes, temperaturat parashikohen të jenë 19 dhe 20 gradë celsius, e mbi të gjitha, pa erëra të forta.

Gjithçka është në vendin e duhur për të garantuar spektakël, tani i mbetet në dorë lojtarëve të japin gjithçka në fushën e lojës.

[caption id="attachment_709773" align="alignnone" width="923"]Moti diten e sotme Moti diten e sotme[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga