
Zvicra është duke bërë përgatijet e fundit për të rihapur garën në kampionatin e futbollit dhe jo vetëm. Skuadrat po vijojnë normalisht me përgatitjet, ndërsa janë duke zhvilluar edhe testet e radhës miqësore. Dje, në fushë ka zbritur Zyrihu I Benjamin Kololli-t, me mesfushorin e Kosovës që ka shënuar golin e parë në fitoren 5-1 të të tijve.
Dardani ka dhuruar "magji" nga goditja e dënimit, me portierin e Aarau që është shtangur nga goditja e 28 vjeçarit. Gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit helvet, Kololli është aktivizuar 16 takime titular duke dhënë një assist. Mesfushori është një nga pikat kyçe të përfaqësuese së Kosovës, me 14 prezenca dhe 3 gola.
Poll