
Premier League ditën e sotme do të luajë dy sfida të tjera të vlefshme për javën e parë të kampionatit. Dy takime mjaft interesante me skuadrët që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë sezon të ri.
Në orën 15:00 në fushë do të sfidohen Brentford dhe Tottenham. “Spursat” cilësohen si favorite, teksa do të zbresin në fushë tashmë pa kapitenin, Harry Kane, me këtë të fundit që kompletoi transferimin te Bayern Munich.
Ndërsa në orën 17:30 të gjithë tifozët do të “mbërthehen” për 90-minuta teksa përballë do të vihen Chelsea dhe Liverpool. Mauricio Pochettino do të kërkojë të debutojë te Butë e Londrës me fitore, teksa nga krahu tjetër Jurgen Klopp nuk dëshiron hapa fals. Sfidë me spektakël pritet të jetë në “Stamford Bridge”.