Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ëndërron Botërorin me Kosovën dhe garon me Yamal e Mbappe, Muriqi i thotë të gjitha për FIFA-n: Ndjesi e bukur, të gjithë janë të emocionuar!

Shkruar nga NEWSPORT
Ëndërron Botërorin me Kosovën dhe garon me Yamal e Mbappe,
Vedat Muriqi

Kosova kërkon të kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës. Skuadra e drejtuar nga Franko Foda do të udhëtojë fillimisht në Sllovaki për ndeshjen gjysmëfinale të play-off, përpara se, në rastin më të mirë të kualifikimit, të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” një prej fituesve mes Turqisë dhe Rumanisë.

Për këto sfida kaq të rëndësishme për ëndrrën “Botëror”, ka folur dhe sulmuesi i Kombëtares kosovare, Vedat Muriqi, i cili tregon për FIFA-se si do të vijë skuadra e tij në këtë përballje. Më tej, ai tregon dhe për emocionet se si është të garosh hapur në La Liga mes emrave si Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe, dy sulmuesit e gjigantëve të Barcelonës dhe Real Madrid.

“Të gjithë në Kosovë janë të emocionuar. Në nivel personal pritet të jetë e veçantë për mua. Bëj 32 vjeç dhe në këtë stad do të shënonte një arritje historike në karrierën time. Ndeshja me Sllovakinë do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Kam arritur deri këtu duke ëndërruar shumë. 

Nëse kualifikohemi në Botëror, do t’i var këpucët në gozhdë. Nuk e di nëse do vazhdoj të luaj për më gjatë. Do më pëlqente të luaja nëse shkojmë në Amerikë, por duhet të përballesh me faktet dhe gjendjen fizike.

Është ndjesi e bukur të luash në një nga ligat më të forta në botë. Të jesh i dytë në garën për golashënuesin më të mirë, bashkë me Yamal dhe të tjerë që i bashkohen kësaj renditje. Kam shënuar 18 gola, por po shoh të realizoj më shumë deri në fund të sezonit”, tha Muriqi.

 

Poll

Lexo gjithashtu