Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Spektakël mes shiut, Jul AHMATAJ i bën "zbor" TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël mes shiut, Jul AHMATAJ i bën "zbor" TIRANËS

Tirana ka zhvilluar ditën e djeshme dy seancat stërvitore të planifikuar nga stafi teknik. Fillimisht paraditja ka pasur një seancë me ngarkesë të plotë, ndërsa pasdite trajneri Ahmataj është treguar më i butë duke ulur intensitetin, me gjithë rreshtjet e shiut që kanë shoqëruar përgatitjet. Në stërvitje kanë qenë të gjithë futbollistët veç Ernest Muçit që është i angazhuar me ekipin kombëtar.

Atmosfera në skuadër është pozitive dhe në transfertën e vështirë të Korçës do tentohet rezultat pozitiv. Kujtojmë që Tirana vjen në këtë sfidë pas barazimit pa gola kundër Vllaznisë, ndërsa euforia është në anën e bardhekuqve. Skuadra korçare arriti të triumfonte në një ndeshje dramatike teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 2-3. Edhe takimi mes Skënderbeut dhe Tiranës është programuar të luhet nën dritën e prozhektorëve, në orën 16:30.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga