Laçi – Dinamo është sfida e vetme e ditës së sotme që përfaqëson Superioren, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për Kategorinë e Parë. Në program janë 5 takime mjaft të luftuara që do të mbërthejnë tifozët, të gjitha në orën 15:00.
Në Kategorinë e Parë do të zbresin në fushë 10 ekipe për të kërkuar fitoren në ndeshjet e javës së 5-të të kampionatit. Në fakt skuadrat do të luftojnë për çdo pozicion në tabelën e klasifikimit, teksa spektakli është i garantuar.
Apolonia kërkon rikthimin te fitorja dhe përballë do të ketë Burrelin, me sfidën që do të luhet në Fier. Elbasani kryesues do të udhëtojë në Kavajë, për të përplasur “brirët” me Besën.
Një tjetër duel interesant është edhe sfida mes Bylisit dhe Korabit që do të luhet në “Adush Muça”. Ballshiotët janë bashkëkryesues me Elbasanin dhe tentojnë në shtëpi edhe një tjetër 3 pikësh.
Lushnja gjithashtu pret në shtëpi Flamurtarin e Emiliano Çelës, ndërsa nga ana tjetër Vora pret Tomorin e Beratit.
[caption id="attachment_707791" align="alignnone" width="679"] Ndeshjet e dites se sotme ne Kategorine e Pare[/caption]