
Lojërat olimpike janë cilësuar si shfaqja më e madhe në tokë, por në të njëjtën kohë që bota mban frymën për të ndjekur garat sportive, tabloidi anglez "Mirror" shkruan se ky qytet është i mbushur plot me dhunë, drogë, krim dhe prostitucion.
Tre anëtarë të një bande kriminale u qëlluan për vdekje në veri të qytetit, jo shumë larg parkut olimpik, ku gjendet Vila Mimoza, ku prostitutat ofrojnë shërbimet e tyre, rreth 9 paund për seancë. Janë afro 3 mijë femra që prostituojnë në këtë zonë, ndërsa janë regjistruar mbi 2 mijë vrasje deri në muajin korrik.
Një prostitutë në Vila Mimoza thotë se kalon rreth 20 klientë çdo ditë. Ndërsa në dalje të qytetit, 50 minuta larg Fshatit Olimpik, kamionistët shesin për seks vajza në moshë 9-vjeçare. Lojërat Olimpike mendohet se kanë kushtuar rreth 10 miliardë dollarë, duke ndezur protesta në vendin e goditur nga recesioni dhe varfëria.
[gallery columns="1" size="full" ids="26322,26321,26320,26318,26317"]