Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ Mes sakrificës dhe besimit, njihuni me futbollistët e SUPERIORES që zbresin në fushë duke agjeruar

Shkruar nga NEWSPORT

Të sakrifikosh për skuadrën në të cilën luan është detyrim, megjithatë ajo që bëjnë shumë lojtarë në këtë periudhë të muajit maj është për t'u falënderuar dhe sigurisht për t'u respektuar. Shumë futbollistë nga Superiorja dhe jo vetëm kanë zgjedhur të vijojnë rregullisht sportin edhe pse janë në muajin e Ramazanit, periudhë që përkon me agjërimin e besimtarëve islamë. Jo më larg se dje u luajt ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Luftëtarit. E pabesueshme, por e vërtetë.

Plot 4 lojtarë bardheblu ishin në atë sfidë me agjërim, pra pa ngrënë dhe pa pirë. Bëhet fjalë për Bedri Grecën, Yonus Sentamu, Asion Daja, Gentian Muçën si dhe portierin që ishte në pankinë, Ilion Lika. Arritën të fitonin me rezultatin 5-3, por sakrifica e këtyre futbollistëve, në një ditë me diell është për t'u përgëzuar. Jo vetëm lojtarët bardheblu, por edhe shumë futbollistë të ekipeve të tjera janë praktikantë të fesë islame. Madje disa prej tyre shkojnë çdo ditë në xhami për të kryer ritualet e tyre fetare. Veç lojtarëve të sipërpërmendur, ka edhe futbollistë të tjerë që agjerojnë.

Te Partizani, Renaldo Kalari njihet si futbollisti që është besimtar i devotshëm, i cili gjatë këtij muaji ka zgjedhur të agjerojë, së bashku me Besnik Feratin që është pjesë e skuadrës B dhe Sodiq Atandën. Në të njëjtën kohë, Argjent Mustafa i Flamurtarit sfidon pasionin, futbollin dhe njëkohësisht agjeron. Të njëjtën gjë bën edhe Besar Musolli, Valdet Rama, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi apo si dhe Behar Ramadani i Luftëtarit. Te Teuta mban Ramazan Renato Arapi. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga