Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ I dënuar për të fituar, 10 arsye pse KUKËSI thyen sot PARTIZANIN

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ I dënuar për të fituar, 10 arsye pse KUKËSI thyen

Sot, Kukësi do të luajë në transfertë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Ky takim është vendosur të zhvillohet në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.

Newsport.al ka analizuar shkurtimisht këtë takim dhe verilindorët janëmë të favorizuar për të dalë me “duart plot”. Më poshtë njihuni me 10 arsyet se pse Kukësi do të fitojë sot kundër Partizanit të drejtuar nga Adolfo Sormani.

10 ARSYE PSE KUKËSI FITON KUNDËR PARTIZANIT:

- Fitorja është i vetmi objektiv për të qenë deri në fund në lojë për titullin kampion.
- Vijnë pas triumfit 2-1 kundër Luftëtarit dhe atmosfera në skuadër është pozitive.
- Do të mungohen të kapin keq Partizanin e rënduar që nuk ngre kokë prej disa javësh.
- Presidenti Gjici ka vendosur ultimatum për fitore.
- Tirana luan në transfertë kundër Luftëtarit dhe një humbje e Kukësit ndaj të kuqve do të thoshte asist për bardheblutë drejt rrugës së titullit.
- Ka në skuadër një lojtar si Kristal Abazaj që di t’i zgjidhë ndeshjet në çastet më të vështira.
- Ka një organikë me elementë cilësorë dhe Shehi e ka të lehtë përzgjedhjen e titullarëve.
- Në skuadër bën pjesë Vasil Shkurtaj, futbollist i cili mund të arrijë të fitojë Këpucën e Artë.
- Mungesa e tifozëve është minus për Partizanin, pasi Kukësi prej dy vitesh është mësuar pa praninë e tyre.
- Në mesfushë, Shehi ka një “armë” më shumë pasi Vesel Limaj mund të futet sot në fushë për të kontribuar për objektivin e radhës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga