
I ardhur para dy sezonesh nga Izraeli, Hamdi Salihi, tregon gjithë eksperiencën që ka kaluar në Korçë. Fillimisht ai erdhi të ndihmojë Skënderbeun për aventurën Europiane. Ai u bind nga projekti i klubit dhe vendosi të firmoste me bardhekuqtë. Në një intervistë speciale për gazetaren e "Rtsh Sport", Sabina Mete, ai flet për Skënderbeun, gjendjen te Tirana dhe heronjtë e tij.
"Ka qenë eksperience mjaft e mirë dhe e mrekullueshme. Pritja nga njerëzit dhe nga çdo pjestar i Skënderbeut ka qenë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që tia kthej në të njëjtën mënyrë. Unë në fillim kam ardhur vetëm për ndeshjet kualifikuese të Champions League dhe për rrethana të ndryshme nuk u largova ose vendosa të rri.
Një qytet simbol për mikpritjen dhe qytetarinë. Kisha frikë vetëm pjesën nëse do tja ktheja pritshmëritë që kishin ata njerëz. Unë u mundova të jap maksimumin.
Ajo që ndodhi atë ditë ndaj Kukësit ishte spontane dhe nëse do isha kthyer pas nuk do ta kisha bërë asnjëherë këtë.
Tirana është pjesë e jetës dhe zemrës time. Është ekipi që më formoi dhe më bëri ky që jam sot dhe më dha atë që duhet për të qenë një lojtar i niveli tjetër. Nuk duhet të shihet si një tragjedi pasi rënia nga kategoria është thjesht një rrëzim. Një ekip e bën më të madh ngritja dhe se sa fort ngrihet. Tirana do të ngrihet më e fortë.
Sinani dhe Martini janë heronjtë e mi dhe jam rritur duke u munduar t'i ngjaj atyre.
Nuk e kam menduar akoma që ta le futbollin, do të shoh një opsion tjetër larg futbollit shqiptar.
Kam mbaruar kursin B për trajnerë përpara disa kohësh dhe tashmë do përgatitem duke u futur në kursin e UEFA-s.