
Shqipëria do të luajë nesër kundër Turqisë, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020-tës. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv për të shpresuar më pas te ëndrra kualifikim.
Turqit kanë grumbulluar 15 pikë në 6 ndeshje, ndërsa kuqezinjtë tanë 9 pikë në po aq takime. Mundësitë për një rezultat pozitiv janë të shumta dhe newsport.al ka radhitur disa arsye se pse të besuarit e Edi Rejës mund të dalin me 3 pikë nga stadiumi Sukru Saracoglu.
10 arsyet pse Shqipëria fiton kundër Turqisë:
- Fitorja ndaj Islandës i ka karikuar tepër tanët duke i dhënë një marsh më shumë për sfidën e nesërme.
- Kanë në pankinë një trajner si Edi Reja që ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin europian.
- Të pranishëm do të jenë 2500 tifozë, numër i konsiderueshëm ky si mbështetës në transfertë.
- Lojtarët e rinj të ftuar nga italiani kanë dhënë sinjale pozitive.
- Triumfi është detyrim për të kapur ëndrrën kualifikim.
- Në ekip kanë një lojtar si Odise Roshi që në ndeshje të veçanta ka treguar se është ai që e vendos takimin.
- Futbollistët në pankinë ofrojnë cilësi dhe kjo është një siguri më shumë për trajnerin Reja.
- Ditëlindja e italianit është një motiv më shumë për kuqezinjtë për t'i bërë dhuratën fitoren në një ditë të veçantë.
- Skuadra di të sillet si pragmatiste në ndeshje të tilla.
- Një hap fals do t'i largonte përfundimisht nga ëndrra kualifikim. /Retin TOKA/