Trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, ka folur për Euro 2016, ku ka kritikuar zgjedhjet e trajnerit të Belgjikës, Mark Vilmots, ndërkohë që ka komplimentuar Konten për punën e bërë me Italinë. “Nuk i kuptoj disa gjëra te Belgjika. Për shembull, pse Felaini luan thuajse sulmues. Naingolan mund të luajë më përpara për të ndihmuar sulmin, siç bën tek ne. Dua të them se cilësitë e tij duhet të shfrytëzohen më shumë. Konte ka bërë një punë shumë të mirë, duke krijuar një grup shumë solid. De Rosi më duket në një formë të mirë, pasi arrin ta mbajë të pastër zonën e tij, duke ruajtur linjën e mbrojtjes”, – është shprehur Spaleti. Ai ka rezerva për aktivizimin e Naingolanit, që e nisi ndeshjen e fundit me Belgjikën në stol.