Skënderbeu mori një tjetër fitore, kësaj rradhe ndaj Dinamos në shtëpi. Korçarët akumulojnë kështu 3 pikët e rradhës dhe në javën tjetër udhëtojnë në kryeqytet për të sfiduar Tiranën në Selman Stërmasi. Pas ndeshjes, trajneri Gvozdenovic dha prononcimin e tij për MCN TV.
Kishim besim, javë pas jave do bëjmë mirë. Ky është futbolli, tani janë 2 jave dhe jemi të kënaqur si me lojë, ashtu dhe me pikët. Do të shohim për vazhdimësinë, nuk dua të kalojmë në eufori. Kampionati shqiptar është i vështirë, jemi vetëm në fillim.
Objektivi? Nuk mund të them akoma. Janë vetëm 2 javë, të shikojmë si do të shkojë puna. Jemi të lumtur. Korça është qytet i bukur dhe sot fitoi futbolli. Ambient fantastik dhe bravo tifozëve tanë. Për ambicie nuk them akoma, është shpejt.
Skënderbeu në krahasim me rivalët e Superiores? E vështirë të them pasi sot pashë Vllazninë dhe Erzenin. Të gjitha janë të forta, është vetëm gfillimi. Unë do të luftoj me të gjithë. Për nga cilësia nuk mund të them akoma pasi nuk e di.
Sekreti i Skënderbeut? Kemi qenë mirë këto 2 javë, por kemi patur edhe fat. Ndaj Egnatias na rrezikuan, edhe Dinamo. Patëm pak fat por djemtë e merituan. Këtë javë do të punojmë në fazën mbrojtëse. Sekretin nuk ua tregoj akoma.