
Partizani ka vendosur disa ditë më parë që të largoi trajnerin Adolfo Sormani. Tekniku italian nuk pranoi të ulej në stol për ndeshjen derbi për shkak se 5 lojtarë të kuq dolën pozitivë me Covid-19. Në një intervistë për "Top-Channel", drejtori Olsi Rama u shpreh se projekti italian dështoi dhe klubi nuk i fali Sormanin mungesën e tij për ndeshjen ndaj Tiranës.
"Ditën e mërkurë stëritja u bë normalisht dhe më pas marrja e tamponit. Ditën tjetër stërvitja u shty 3 orë dhe pyetëm lojtarët nëse janë mirë apo jo dhe të gjithë ishin në gjendje optimale. Stafi nuk mori pjesë dhe nuk komunikuan me klubin dhe më pas në para ndeshjes nuk pati sërish kontakte. Qendrova në stol për të qenë pranë skuadrës në ato momente.
Ishte i parikuperueshëm dhe i pariparueshëm raporto me stafin dhe u gjetë mënyrë që të ndaheshin rrugët tona sportive me Sormanin. Largimi me konsesus? Nëse do të vinte në derën e Partizani do të isha unë i pari që do i thoja që nëse kapiteni lë të mbytet anijën nuk ka moral që të jetë në krye të skuadrës. I paguam për punët që bëri dhe i premë biletën për në Itali. Nëse do kishte kaq shumë frikë nga pandemia duhet të kishte qendruar për 14 ditë në karantinë pastaj të shkonte te familja e tij.
Kemi filluar të mendojmë për trajnerin e ri dhe do të jetë shqiptar. Gega ka lënë përshtypje të mira pasi dolëm kampion dhe nuk përjashtoj asnjë pistë. Të gjitha pistat janë të hapura dhe nuk besoj se do të ketë afrime prej Italisë", u shpreh Rama.