Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sopoti do të bëjë merkato të reduktuar, mësoni arsyet

Shkruar nga NEWSPORT
Sopoti do të bëjë merkato të reduktuar, mësoni arsyet

Librazhdasit arritën që të qëndronin në Kategorinë e Parë në saj të vendimit të Komisionit të Disiplinës, i cili e zbatoi rregulloren në mënyrën e duhur, duke iu dhënë të drejtë atyre për ndeshjen e “play-off” kundër Partizani B.

Por, në sezonin e ri do të jetë një ekip krejt ndryshe. Për momentin në krye të pankinës ndodhet Altin Malluta, të cilit i është ngarkuar detyra e të bërit të merkatos së Sopotit. Kushtet për të janë të qarta, lojtarë të rinj që nuk duan rroga të larta.

Pra, ky është një model që po praktikohet gjerësisht në Kategorinë e Parë, ku mësohet se dhe ekipe të tjera nuk duan të bëjnë shpenzime kolosale, duke pasur parasysh dhe objektivat sezonal që kanë.

Sopoti i ri do të jetë ndërthurje mes lojtarëve me eksperiencë nga sezoni i shkuar dhe të rinjve që do të vijnë. Pritet që të konfirmohet në sulm Mirel Çota, por edhe disa të tjerë që do të mbeten pjesë e pandashme e skuadrës librazhdase.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga