
Superliga e Kosovës zhvilloi sot dy takimet e radhës. Drenica mundi Dukagjinin 2-0 në shtëpi, një 90 minutësh interesante.
Po me këto shifrat, Ballkani ia doli ndaj Prishtinës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga ekipet nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Kur kishin kaluar çerek ore nga fillimi i fraksionit të dytë, ish lojtari i Partizanit, Solomon, dërgon topin pas shpinës së portierit. Dyfishimi për skuadrën nga Suhareka do vinte nga Krasniqi, 20 minuta nga fundi. Kampionati kryesohet nga Ballkani, sakaq në vendin e dytë dhe të 3-të janë përkatësisht Drenica dhe Gjilani.
Rezultatet:
Drenica-Dukagjini 2-0
Ballkani-Prishtina 2-0
Poll