Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sokol Kushta “largon” Edi Rejën: Trajner delirant dhe pa karakter, FSHF të marrë një si Gattuso

Shkruar nga NEWSPORT
Sokol Kushta “largon” Edi Rejën: Trajner delirant dhe pa

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi dje në shtëpi 1-1 me Islandën në Nations League, për duelin e fundit në këtë event. Me tre skuadra në grup, kuqezinjtë bënë një paraqitje zhgënjyese duke zënë vendin e fundit me dy pikë.

Reagimi i tifozëve pas ndeshjes dhe kërkesa për largimin e Rejës ka bërë që një ndër legjendat e futbollit, vlonjati Sokol Kushta të kërkojë shkarkimin e trajnerit Reja. Një teknik me grintë si Gattuso kërkon ish-sulmuesi kuqezi në krye të ekipit.

“Mbas shiut thone del djelli...Do presim të shikojmë reagimin e presidencës si do veprojë me zgjedhjen e trainerit te ri..Por ne duhet të heqim dorë nga këta trainer delirante ..prepotente. cinik..dhe intrigante..ky trainer që në asnjë ndeshje nuk mori përsipër një herë të vetme mbi shpatulla gabimin e tijë, por e delegojë mbi të tjerët mbi lojtarët ,mbi barin e fushës ,mbi arbitrin por asnjëher mbi vete ..tregon mungesë të theksuar karakteri dhe në këtë moshë që është....dhe si i pacipë  pret që të vendosi presidenti për kontratën e re.. Presidenca duhet te zgjedhi një njeri punëtor..me karakter..luftarak..te respektoj popullin dhe mentalitetin shqipëtar..psh. ka trainer si Gatuzo..qe kur vajti në Greqi pagojë me lekët e tij rrogat e lojtarëve . I mbështeti dhe i doli në krahëne çdo momente .një njeri me zemër dhe me emër të madhe..qe do punën..prandaj duhet t'a shikoj mirë ke trainer do zgjedhim,se elementi dhe talenti në këta djem nuk na mungon..qe sa me shpejt ata tifoza që i kethyhen kurrizin dje ,te rikethehen sa më shpejtë me lojtarët tanë”, shkruan Kushta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga