Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sokol Cikalleshi me këmbë në tokë, sulmuesi kuqezi: Nëse duam shumë gola me Andorën, do gabojmë. Pas kualifikueseve ta kemi ndërgjegjien të qetë

Shkruar nga NEWSPORT
Sokol Cikalleshi me këmbë në tokë, sulmuesi kuqezi:

Kombëtarja shqiptare e futbollit do luaj në fundin e marsit për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Nga Barcelona, aty ku kuqezinjtë janë grumbulluar në përgatitje të ndeshjes së parë me Andorën në 25 mars, ka folur Sokol Cikalleshi.

Kavajasi që shënoi edhe dje me Konyaspor është shprehur besimplotë se kjo skuadër premton për të ardhmen. Shqipëria luan me Andorën në 25 mars, Anglinë në Tiranën në 28 mars dhe sërish në transfertë më San Marinon në 31 mars.

"Vjen pas golit, formë e mirë? Objektivi im I radhës është në anën individuale dhe në anën ekipore. Dua ta nis me këmbën e mbarë dhe është mirë që ta nisim me kembën e mbarë, nëse shënoj do ishte kënaqësi e dyfishtë. Andora është më e dobët se ne, por ka shumë situata që has vështirësi dhe duhet fokus i madh për objektivat.

Objektivi në tre ndeshje? Maksimumin, përballë kemi Anglinë që është në nivelin botëror. Aftësitë t'I tregojmë në fushë, si në shpirtin e garës dhe në anën teknike. Nëse japim gjithçka në fushë, mund të arrijmë më shumë.

Sulmi? Ekipi ndihet mirë, duke u nisur edhe nga Liga e Kombeve që jemi brenda objektivit. Lojtarët po kalojnë fomë të mirë në skuadrat e tyre. Kampionatet kanë qenë të ngjeshur por nuk e ndjejmë vetën të lodhur dhe personalisht jam në formë të mirë.

Golat me Andorën? Nëse kërkojmë që të shënojmë sa më shumë ndaj Andorës do kemi vështirësi. Mos mendojmë në mënyrë individuale për golat. Nuk ka rëndësi kush bën golat. Unë kam më shumë mundësi të shënoj se jam më pranë portës, por kjo nuk ka rëndësi sepse pikët na duhen dhe autori i golit s'ka rëndësi.

Grupi? Ne jemi kurioz të gjithë për kundërshtarët dhe për këtë sfidë. Në letër jemi pas Hungarisë dhe Polonisë, le ta lëmë anash Anglinë. Çdo hap sapo I vogël qoftë në fund të kompeticionit, duhet përgëzuar. Do jetë super sukses nëse lëmë pas këto skuadra.

Ajo çka do doja nga vetja dhe ekipi, pavarësisht nga kundërshtarët t'I kalojmë të gjithë bashkë. Çdo lloj pozicioni që renditemi, të jemi të qetë se provuam dhe dhamë gjithçka. Të harrojmë ndeshjen me Andorën në Ligën e Kombeve. Kujtoj Turqinë, nëse do merrnim pikë do ishte ndryshe për Europian.

Eksperiencë jashtë Turqisë? Ndihem mirë, u bënë 6-7 vite. Pata ca rënie 2 vitet e fundit por u ktheva në Superligë dhe kam kontratë me Konyaspor. Nëse me vjen një ofertë nga ligat më të forta do e shqyrtoj por jam I lumtur me këto që kam. Disa gjëra vijnë edhe me moshë, të jemi me këmbë në tokë dhe të bëjmë më të mirën si në klub dhe Kombëtare", tha Cikalleshi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga