
Ditën e sotme është luajtur një ndeshje shumë interesante në kampionatin spanjoll. Atletico Madrid ka pritur në shtëpi Levanten, skuadrën ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku.
Në fjalën e tij për mediat, trajneri i kampionëve të Europa League është shprehur se kjo ishtë një ndër performancave më të mira të skuadrës.
"Ndoshta nuk ishte më e mira, por një nga më të mirat. Mbi të gjitha për vazhdimësinë e performancës. Ekipi është ngritur, jemi duke ecur mirë dhe fituam ndaj një kundërshtari të vështirë, i cili është duke bërë mirë që nga fillimi i sezonit ", ka thënë ndër të tjera Simeone.
Poll