E shtunë fantastike në futbollin europian, teksa një sërë ndeshjesh do të luhet ditën e sotme. La Liga, Premier League, Bundesliga, Ligue 1 dhe Serie A “garojnë” mes njëra-tjetrës për të marrë vëmendjen më të madhe të tifozëve.
Gjithçka nis në orën 13:30, ku Manchester City pret Neëcastle në një sfidë mjat të luftuar. Gjithashtu në fushë zbresin edhe Arsenal në orën 16:00 kundër Bournemouth dhe Tottenham i Antonio Conte vihet përballë Wolves.
Në Ligue 1 skuadra e PSG-së merr vëmendjen në orën 21:00 ku do të sfidojë Nantes në “Parkun e Princave”.
Ndërkohë nga ana tjetër në Bundesligë, Bayern që sfidon Stuttgart dhe Union Berlin që vihet përballë Fc Koln synojnë 3 pikët për të mbajtur hapin e Borussia Dortmund, e cila kryeson kampionatin gjerman.
Në Itali duke në darkë vëmendja do të jeteë tek Fitorentina-Milan, takim mjaft me interes, pasi kuqezinjtë e Stefano Piolit synojnë 3 pikët për të qenë të dytët në klasifikimin e Serie A.
Në Spanjë do të jetë radha e Atletico Madrid të matë forcat me Sevillën në sfidën e javës së 24-të, me “Los Çolchoneros” që synojnë 3 pikët për të qenë forca e tretë në La Liga.
Ndeshjet në 5 ligat kryesore:
[caption id="attachment_682949" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne La Liga[/caption]
[caption id="attachment_682950" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Bundeslige[/caption]
[caption id="attachment_682951" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Ligue 1[/caption]
[caption id="attachment_682952" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Premier League[/caption]
[caption id="attachment_682953" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Serie A[/caption]