
Pritet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të Kastriotit.
Ramadan Ndreu ka arritur akordin me klubin krutan, teksa në ditët e ardhshme
pritet edhe të formalizohet në letër.
53 vjeçari, i cili ka një karrierë të gjatë në futbollin shqiptar do të rikthehet
te Kastrioti për herë të tretë. Kjo për shkak se Ndreu e ka drejtuar skuadrën edhe
në sezonin 2008-2009 dhe 2013-2014.
Ndreu vjen pas një eksperiencë jo shumë të mirë te Kukësi, ku drejtoi për 3 ndeshje
skuadrën verilindore. Në të kaluarën, Ndreu ka drejtuar edhe Laçin e Kamzën, pa
harruar këtu as KF Adriatikun.
Poll