Pas akordit të Gentjan Stojkut me skuadrën e Kamzës, i shpejtë ka qënë edhe reagimi i Erzenit, që ka gjetur timonierin e ri. Shijakasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me një tjetër adash të Stojkut. Bëhet fjalë për Gentjan Begeja.
45 vjeçari i cili u bë i njohur gjatë kohës që drejtoi skuadrën e Teutës në Kategorinë Superiore ka gjetur akordin me Erzenin. Te shijakasit, të cilët militojnë në Kategorinë e Parë, Begeja vjen pas eksperiencës aspak të mirë te Elbasani.
Ai ka detyrën e vështirë që të fitojë Grupin A, që aktualisht kryesohet nga Vllaznia.
Poll