
Lajmi për dorëheqjen e trajnerit Colella nga Partizani erdhi befasisht si një rrufe në qiell të hapur. Menjëherë pas humbjes me Vllazninë në Kupë, trajneri dha një fjalim në dhomat e zhveshjes për lojtarët e tij, gjë që se ka bërë asnjëherë këtë sezon, ku shpjegoi se ekipi nuk po i ndjek urdhërat e tij, sipas shtypit të shkruar.
Italiani ka pasur ankesa për lojën defansive dhe lojtarët e këtij reparti dhë deklaroi se ajo ishte ndeshja e fundit e tij në krye të stafit teknik. Këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe dy drejtorëve, Rama e Marini të cilët të kapur në befasi edhe para derbit, janë munduar të qetësojnë Colellën.
Pas një bisede, tekniku është bindur të vazhdojë edhe për derbi duek qenë se është një pikë e rëndësishme e sezonit dhe nëse dilet me sukses, mund të kemi një “mea culpa” të Colellës.