
Jahmir Hyka ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen e sotme, ku skuadra e tij luajti kundër Monakos në një ndeshje miqësore. Shqiptari shënoi golin e dytë për ekipin zvicerian duke arritur t'i japi edhe fitoren skuadrës së tij. Mesfushori shtatshkurtër ka fituar prej kohësh vendin e titullarit te Luzerna, dhe sot e nisi nga minuta e parë në miqësoren me Monakon. Hyka e shënoi golin në minutën e 51 të takimit, një gol që pati vlerën e fitores. Në formacion ishte edhe Kryeziu, por forma e treguar e mesfushorit tiranas ka magjepsur stafin e Luzernës. Ndoshta një sinjal ky për De Biazin ku duhet të hedhë sytë edhe nga shtatshkurtri Jahmir Hyka.
[gallery columns="1" size="full" ids="15961"]
Poll