
Lajmi se Skënderbeun e kanë përzënë nga restoranti për shkak të faturave të papaguara mori dhenë. Skuadra korçare po kalon momente të vështira dhe si të mos mjaftonte kjo, në skenë doli edhe kjo çështje për të cilën është kujdesur shefi i klubit Ilirian Përmeti.
Ky i fundit ka zbuluar në një prononcim për RTSH Sport se
ska asgjë të vërtetë, përkundrazi ekipi dhe stafi janë zhvendosur në një
restorant tjetër për shkak se ka një marrëveshje sponsorizimi me ta.
"Kemi bërë një lëvizje se ne kemi marrëveshje sponsorizimi me restorantin e ri.
Kështu që nuk mendoj se ka vend për alarm në këtë pikë. Skënderbeu, problemet
financiare i ka të zgjidhura. Duhet vetëm të punojmë dhe mos të mendojmë për
asgjë tjetër. Në tërë këto vite të gjithë kanë marrë atë që u takon", ka
deklaruar shefi i klubit korçar.