Kategoria e parë uli zyrtarisht siparin ditën e sotme me sfidat e luajtura ku pas më shumë se 90 minutave mësuam edhe verdiktet finale të këtij edicioni. Skënderbeu është zyrtarisht kampione teksa barazimi me Lushnjen e shoqëura nga humbja e Dinamos me Luzin.
Flamurtari, Tomori, Apolonia e Korabi janë 4 ekipet që do të garojnë në Play-Off për finalen me vendin e 8-të të Superiores. Ndërsa Burreli dhe Lushnja do të luajnë në Play-Out për të qëndruar edhe njëherë në këtë kategori.
Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë.
REZULTATE:
Luzi 1-0 Dinamo (Ferraj 32′)
Lushnja 0-0 Skënderbeu
Besa 3-0 Burreli (Veriu 22′, Osma 64′, Hoxha 66′)
Turbina 1-2 Tomori (Ndrejaj 62′ / Alinani 34′, 80′)
Flamurtari 3-1 Apolonia (Ramadani 39′, Da Silva 55′, Oliveira 72′ / Omeri 30′)
*Korabi 3-0 Besëlidhja
*Tërbuni 0-3 Oriku
Shënim: Korabi dhe Oriku i fitojnë ndeshjet në tavolinë.