
Skënderbeu u ndërtua me synimin që të rikthehej menjherë në Superligë sezonin e ardhshëm. Paraqitja e këtyre javëve të kampionatit nuk ka qenë aspak e keqe, por në kampion korçarë pritshmëritë janë më të larta.
Ekipi ndodhet aktualisht në kuotën e 12-të pikëve, e pozivionuar në vendin e 4-të me po aq pikë sa Tërbuni dhe Korabi.
Sfida e radhës është ndaj Apolonisë dhe rezultati i vetëm i pranueshëm është fitorja, pasi pikët e humbura me Besëlidhjen që do t’u jepte mundësinë të ishin në vendin e parë me Dinamon dhe Flamurtarin.
Klubi ka vendosur që të bëj një analizë të thelluar për të gjetur problematikat, pasi mungesat nga dëmtimet nuk janë një justifikim për presidentin Takaj. Koha për t’u përgatitur ndaj fierakëve është e mjaftueshme pasi takimi është shtyrë dhe pritet një vendim për axhendën e re.
APOLONIA – SKËNDERBEU ( E shtyrë)