Ditën e mërkurë do të zhvillohen edhe ndeshjet eliminatore të Kupës së Shqipërisë në basketboll. Një nga duelet që është parashikuar të luhet të mërkurën në orën 18:30 në “Asllan Rusi” është edhe përballja mes Skënderbeut dhe Flamurtarit.
Por ky duel nuk do të zhvillohet, pasi korçarët nuk do të mund të paraqiten, për arsye që akoma nuk bëhen të ditura dhe në këto kushte Federata Shqiptare e Basketbollit i jep fitoren në tavolinë skuadrës vlonjate me shifrat 20-0.