Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Orteku i fuqishëm godet grupin e skiatorëve, humbin jetën tre persona

Shkruar nga NEWSPORT
Orteku i fuqishëm godet grupin e skiatorëve, humbin jetën tre
Foto Ilustruese

Një ortek ka goditur Italinë, mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemontes. Orteku është shkëputur nga kreshta lindore e Punta Valgrande me një lartësi prej 2,856 metrash.

Nga ky ortek u godit një grup prej pesë skiatorësh ku dy mbijetuan dhe janë dërguar në spital, ndërsa tre të tjerët humbën jetën.

Burimet nga mediat italiane bëjnë me dije se orteku “shpërtheu” rreth orës 12:30 ku skiatorët janë “tërhequr zvarrë” poshtë malit me dëborë për disa qindra metra nga vendi ku ata kishin bërë ski në mbi 2,800 metra.

“Ata ishin të gjithë alpinistë me shumë përvojë dhe po shëtisnin në pjesën e sipërme të Val Divedro, në anën e Piemontes të maleve që ndajnë Ossola nga Zvicra”, shprehet “Corriere Torino”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga