
Skënderbeu nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato vetëm me 4 afrime. Korçarët kanë firmosur deri më tani me Zguron, Bajramin, Sadiun dhe Agbodzie, ndërsa trajneri Julian Ahmataj dëshiron edhe afrime të tjera për të arritur objektivin Superligë.
Drejtuesit e Skënderbeut kanë nisur nga puna dhe kanë gati edhe dy goditje "big" në mënyrë që të kënaqin kërkesat e trajnerit. Për momentin emri më I përfolur për të firmosur me Skënderbeun është Gilman Lika, ish-kapiteni i Vllaznisë që për momentin është pa skuadër. Në ditët në vijim pritet të zbulohen objektivat dhe zyrtarizimet nga Skënderbeu që në fundjavë do të luajë ndaj Partizanit në kampionat.
Poll