
Skënderbeu ka nisur përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit. Ekipi korçarë është grmbulluar në "Tropikal Resort" aty ku dhe do të zhvillojë minifazën përgatitore. Stafi drejtues po mendon për largimet nga skuadra dhe i parë që është larguar është sulmuesi fierak Realdo Fili edhe pse klubi nuk e ka zyrtarizuar ende. Jo vetëm Fili në listën e largimve janë edhe 3 lojtar të tjerë, Renato Ziko, Enes Isufi dhe sulmuesi Saliu Guindo. Ziko pritet të largohet përfundimisht nga skuadra, ndërsa dy të tjetër priten të huazohen për të luajtur më shumë minuta.
Sulmuesi nga Mali, Guindi mund të transferohet te Luftëtari duke parë marrëdhëniet e mira mes dy klubeve. Pas largimit të Shkurtaj gjirokastritët janë në kërkim të një sulmuesi dhe Guindo mund të ishte zgjedhja e duhur pasi në Gjirokastër do ti jepnin më shumë hapësira. Drejtuesit e klubit janë duke menduar dhe për Gavazaj që pritet të largohet nga Jenisej dhe Skënderbeu dëshiron që të sistemojë lojtarin në një skuadër tjetër. Në rast se nuk arrihet akordi, Gavazaj mund të rikthehet sërish në Korçë për të luajtur gjysmën e dytë të sezonit.