
Orges Shehi dëshiron me çdo kusht një mesfushor qendre. Dëmtimet e Bregut dhe Demte kanë bërë që drejtuesit e klubit të hyjnë në merkato për të gjetur një mesfushor të duhur për skuadrën. Xhevdet Gela ishte i pari në listën e korçarëve, por duket se palët janë shumë larg marrëveshjes kjo pasi lojtari nuk duket i bindur nga kontrata që i ofrojnë drejtuesit e klubit. Lojtari dëshiron një pagë mujore më të lartë për të firmosur në Korçë dhe klubi pritet të bëj një tentativ të fundit për Gela.
Në të njëjtën situatë me mesfushorin kosovar janë dhe dy lojtarët e tjerë Zahiroviç dhe Petroviç që janë në kontakte me Skënderbeun, por që kërkojnë një pagë mujore më të madhe se ajo që ofron klubi. Ngelet për tu parë në ditët në vazhdim se cili do të jetë i përzgjedhuri i Skënderbeut, pasi Orges Shehi dëshiron me çdo kusht një afrim në këtë repart.