Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu “mace e zezë” për Laçin, por Mirel Josa di si mposhten korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu “mace e zezë” për Laçin, por Mirel

Skënderbeu do të luajë ditën e premte në transfertë përballë Laçit ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Kurbin do të startojë në orën 13:30.

Një ndeshje në të cilën të dy ekipet kërkojnë fitoren për të qenë pjesë e “luftës” së Final Four. Skënderbeu është në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Laçi në të shtatin me 4 pikë më pak. Në rast fitoreje, Kurbinasit do të ishin një “kërcënim” serioz për ekipet që synojnë Final Four. Por nëse lënë pikë mund të rrezikojnë edhe zonën e ftohtë, pas janë po 4 pikë larg Erzenit që mban vendin e tetë.

Ndërsa ajo ç’ka favorizon Skënderbeun në këtë ndeshje është e shkuara që këta ekipe kanë përballë njëra-tjetrës në Superiores. Në 47 ndeshje të luajtura, Laçi ka triumfuar në 15, 10 kanë përfunduar në barazim, ndërsa plot 22 sfida janë fituar nga korçarët. Statistika këto që favorizojnë disi ekipin e Ivan Gvozdenovic.

Por ai tek i cili beson Laçi është Mirel Josa, me trajnerin që ka një të shkuar të “ëmbël” përballë Skënderbeut. Në 16 ndeshje të luajtura përballë tyre, Jos aka fituar 7, humbur 6, ndërsa 3 sfida të tjera kanë përfunduar në barazim. Pra një shpresë për kurbinasit është edhe tekniku 60-vjeçar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga