Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënderbeu kërkon titullin e 7-të radhazi, por në fund të sezonit do të largohen plot 6 futbollistë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu kërkon titullin e 7-të radhazi, por në fund

Skënderbeu vazhdon të shpresojë për të fituar titullin e 7-të radhazi në Superligë.

Fitorja kundër Vllaznisë në Korçë me rezultatin 4-3 i mban bardhekuqtë ende në lojë, e për më tepër gjithçka e kanë në dorën e tyre, sepse nëse i fitojnë të katërta ndeshjet e mbetura në kampionat do të festojnë trofeun e Superligës.

Por, për sa i perket sezonit të ardhshëm, edhe pse është ende shpejt për të menduar dhe fokusi është te ky aktual, largimet pritet të jenë në masë. Përveç futbollistëve që mund të shiten si Latifi, të tjerë janë drejt largimit pasi me shumë mundësi nuk do të jenë në planet e klubit. Kjo nisur gjithmonë nga minutat që janë aktivizuar gjatë këtij sezoni e sidomos në javët e fundit.

Lista kryesohet nga Masato Fukui, i cili sigurisht që ka humbur shumë nga shkëlqimi i një sezoni më parë kur aktivizohej me Tiranën dhe stoli e ka lodhur. Sergio Junior që është huazuar te Laçi, do ta ketë të vështirë të riveshë edhe një herë fanellën e Skënderbeut, edhe pse te kurbinasit po bën paraqitje shumë të mira.

Marvin Ogunjimi gjithashtu pritet të largohet, sepse nuk ka bindur, ashtu si edhe mesfushori Cornel Predresku.

Leonit Abazi është përndjekur nga shumë dëmtime dhe ky fund sezoni mund të zyrtarizojë largimin nga kampionët.

Edhe Argjend Malaj pritet të mos jetë më në radhët e Skëndebreut sezonin e ardhshëm, duke qenë se nuk është aktivizuar shumë. Në një moshë të re dhe me potencialin që zotëron, hapësirat e pakta te korçarët e kanë kufizuar së tepërmi./ NEWSPORT.AL

 

Lista e lojtarëve që nuk janë në planet e sezonit të ardhshëm

Masato Fukui

Sergio Junior

Marvin Ogunjimi

Cornel Predresku

Argjend Malaj

Leonit Abazi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga