Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SKENDERBEU i surprizave, Ilir DAJA qetëson "ujqërit"

Shkruar nga NEWSPORT
SKENDERBEU i surprizave, Ilir DAJA qetëson "ujqërit"

Skënderbeu i këtij sezoni padyshim që ka pasur ulje-ngritjet e veta, por fakt është se korçarët e drejtuar nga Ilir Daja ndodhen në vendin e katërt me 41 pikë të grumbulluara pas 26 javësh të luajtura. Nëse kampionati mbyllet sot, "Ujqërit e Dëborës" do e gjenin veten në zonën europiane sa i takon paraqitjes në fushë, ndërsa të përjashtuar nga UEFA nga kompeticionet e Kontinentit të Vjetër.

Kësisoj, trajneri Daja dhe stafi i tij nuk u stepën nga dënimi me 10 vite i institucionit europian të futbollit, por ulën kokën dhe me punë dhe djem të rinj, ia dolën të mbajnë gjallë një frymë që dominoi futbollin shqiptar në dekadën e fundit me shtatë tituj radhazi në Superligë.

Edhe pse me golavarazh -5, Skënderbeu i djemve të rinj të talentuar, u mbështet te eksperienca e fituar ndër vite, ndërsa korçarët kanë zbukuruar garën me paraqitjet e tyre, duke i hapur punë ekipeve që luftojnë për titull. Me tri pikë larg vendit të dytë, Daja ka qetësuar "Ujqërit" e Korçës, duke bërë një sezon të mirë pas 26 javësh, teksa rinisja e kampionatit i sheh bardhekuqtë edhe me disa rikthime të rëndësishme nga dëmtimet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga