
Skuadrat shqiptare do të zbresin sot në fushë për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Skënderbeu dhe Tirana kanë siguruar rezultate të mira në ndeshjet e para, teksa do të jenë me mendjen në fundjavë aty ku do të "përplasen" sëbashku në duelin e javës së 22 të Superligës.
Korçarët vijojnë të vuajnë disa dëmtime deçizive, me sulmuesin Blerim Krasniqi që mungon prej disa javësh. Një tjetër shqetësim për trajnerin Ilir Daja është gjendja e Dejvi Bregut, që po zhvillon fizioterapi në kryeqytet për të qenë gati në fundjavë. Ende nuk dihet nëse gjendja e vlonjatit është stabilizuar nga dëmtimi, me korçarët që shohin dy lojtarë kyç të formacionit të jenë në dilemë për ndeshjen e ardhshme të Superligës. Në këto kushte, të vetmit që "fërkojnë duart" janë bardheblutë e Tiranës, që kërkojnë fitoren e radhës në shtëpi.