Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënder GEGA te TIRANA? Trajneri kampion i "përgjigjet" medieve me një FOTO

Shkruar nga NEWSPORT

Skënder Gega ishte një nga emrat e përfolur për të zëvendësuar Julian Ahmataj në krye të pankinës bardheblu. Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, pasi është vetë tekniku kampion që ka përgënjeshtruar lajmet rreth tij përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ai po largohet nga Shqipëria dhe një gjë të tillë e ka ndarë me fansat e tij duke lënë të nënkuptohet se s'është aspak e vërtetë që mund të drejtojë Tiranën. Tropojani shfaqet në aeroport gati për t'u larguar nga vendi ynë. Kësisoj, ai fshin emrin e tij në listën e gjatë të trajnerëve që janë deklaruar si të mundshëm për 24-herë kampionët e vendit.

Postimi i Gegës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga