Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skënder GEGA flet si "kuksian", trajneri i nënkampionëve e nis si te Partizani: Nuk premtoj titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder GEGA flet si "kuksian", trajneri i

Skënder Gega u prezantua sot si trajner i Kukësit. Tekniku nga Tropoja nënshkroi para pak ditësh kontratë 1 vjeçare me verilindorët. Gjatë fjalës së tij, ai foli për shumë tema. Gega nuk premtoi titullin, por tha se do bëjë të pamundurën për t'a arritur. Diçka u tha edhe për bllokimin e merkatos, për të cilën, ''tekniku'' shprehu besimin se nuk do qëndroi gjatë, pasi do zhbllokohet.

''Kam qënë në bisedime me Kukësin. Nuk është e thënë se do biem gjithmonë dakord. Këtë radhë ramë dakord dhe jam pjesë e Kukësit.  Titulli? Unë nuk premtoj gjë. Unë do bëj të pamundurën, sepse e kemi potencialin. Unë i dua sfidat dhe jam gati për çdo sfidë. Bllokimi i merkatos? Unë e kam mar vesh kur e keni marrë ju vesh. Jam i sigurt që nuk do ketë bllokim. Kukësi ka një grup të mirë. T'i shoh gjërat me optimizëm. Jemi gjatë gjithë kohës në punë. Po shikojmë futbollistë shqiptarë dhe amerikane. Në vazhdim do kemi gjera të reja. Nuk është problemi i trajnerit.

Nuk më intereson nga vijnë, por ana teknike. Të gjthë do vijnë me aporovimin tim. Largimet? Klubi i ka vlerësuar si lojtarë. Të gjithë kanë punuar mirë. Ky grup i ka kualitetet. Asnjë person që është nën kontratë, kurr s'e kam çuar në mendje që t'a kontaktoj. Kontrata ime është një vjeçare. Nuk kam frikë dhe ambiciet nuk janë sekrete. Kemi ndeshjet e Europës. Gjërat do vijnë në vazhdim. Te Partizani kam mësuar shumë. Besoj se kemi eksperiencën dhe potencialin.

Tirana doli kampione me meritë. Kukësi ka qënë rival dhe ndjekëse. Unë u foksuova te pjesa se çfarë i mungon. Kukësi është klub elitar, edhe te Partizani kisha repsekt për ta.'' - pohoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga