Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Skandali te Vllaznia/ Katër muaj pa marrë pagat, ekipi drejt bojkotit, vetëm 3-4 lojtarë priten të jenë në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali te Vllaznia/ Katër muaj pa marrë pagat, ekipi drejt bojkotit,

Pagat në Shkodër po kthehen në një problem kryesor për sportin.

Kështu, pas mospagesës së lojtarëve të klubit të futbollit të Vllaznisë edhe ekipi i basketbollit po vuan të njëjtin problem, madje më rëndë.

Basketbollistët kanë rreth katër muaj pa marrë pagat, duke çuar drejt një bojkoti të pashmangshëm.

Klubi ka njoftuar lojtarët se ditën e nesërme do të kryehet stërvitja e parë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi'', por basketbollistët kanë paralajmëruar për bojkot dhe pritet që nesër të paraqiten vetëm 3-4 lojtarë.

Pas kësaj situatë, një ndër ekipet më të titulluar për këtë sport është drejt shkatërrimit, pasi nuk ka ende asnjë plan rregullues për gjëndjen aktuale.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga