Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SKANDALI/ Skënderbeu sulmon “Panorama Sport” si gazetë të Partizanit: Pseudogazetar, hiena që sajojnë nga zyra e ndonjë klubi tjetër

Shkruar nga NEWSPORT

Akuzave të “Panorama Sport” për ndeshjen e fituar dje 4-3 përballë Vllaznisë, Skënderbeu i është përgjigjur ashpër duke publikuar sot një reagim në faqen zyrtare në facebook. Kundër akuzat e korçarëve janë të drejtëpërdrejta për gazetarët e Panoramës, për faktin se shkrimi i sotëm ka qenë pa emërin e gazetarit që e ka shkruar, për ndryshimet e raportimeve që vijnë nga Korça. Gjithashtu një tjetër akuzë edhe pse pa i përmendur emrin rivalëve të Partizanit, Skënderbeu ka lënë të kuptohet se gazeta e përditshme sportive është dukshëm pjesë e Partizanit, akuzë të cilën e kanë bërë këtë periudhë disa drejtues klubesh të Superligës.

|RIKTHEHET SKËNDERBEU, U NGRITËN DHE HIJENAT

Duke marrë shkas nga shkrimet e gazetës Panorama Sport dëshirojmë të reagojmë duke i konsideruar mjaft të ulta dhe aludime keqdashëse shkrimet e sotme në gazetë, shkrime që kanë për regjizor, persona të lidhur ngushtë me klubet tona rivale. Askush nuk mund të ndotë ndeshjen e luajtur die në Korçë, aq më shumë ata që që për interesat e tyre janë gati të na mbushin mendjen se e bardha është e zezë.

Takimi i luajtur dje në stadiumin "Skënderbeu", ka qënë mëse i vertetë, i luftuar fort dhe mbi të gjitha një nga ndeshjet me spektakolare të këtij sezoni. Futbolli ndaj edhe është i bukur sepse ndodh edhe kështu. (Ashtu siç i ndodhi po Vllaznisë ndaj Flamurtarit).

Tifozët që e ndoqën takimin në stadium ishin dëshmitarë të një sfide jashtzakonisht të luftuar, kjo edhe për meritë të ekipit kundërshtar. Lajmi se tifozët paska brohoritur 'Estradë' e ka origjinën ose nga zyrat e ndonje klubi tjetër ose nga ëndrrat e ndonjë pseudogazetari. Thënë kjo, pasi tifozët jo vetëm që nuk paragjykuan, por e festuan si të çmëndur këtë fitore sëbashku me lojtarët në fushën e blertë.

Thamë më sipër pseudogazetarë, pasi shkrimi nuk ka autor dhe mbi të gjitha për të disatën herë kjo gazetë injoron raportimet e korenspodentit në Korçë, duke raportuar ndeshjet nga zyrat e përbashkëta anti-Skënderbe.

Prej muajsh askush nuk merrej me Skënderbeun, madje në po këtë gazetë ekipi kampion ka përfunduar në faqen 9-10, tashmë që ekipi u rikthye fort në garën për titull, u rikthyen dhe u ngritën hijenat që duan të përbaltin punën madhështore të klubit.

Klubi i Futbollit Skënderbeu paralajmëron gazetën 'Panorama Sport' se nga sot e tutje këto lloj shkrimesh të paverteta dhe aludimet që prishin imazhin e klubit pa asnjë prove do të ndiqen në rrugë ligjore. Ju lutemi mos perdorni pushtetin e medias dhe fjalës së lirë për përmbushjen e interesave tuaja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga