
Nuk kanë fund skandalet e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Rio 2016.
Pas moslejimit të parakalimit të peshëngritëses që nuk kishte kostum olimpik, dhe akuzave të shumta mes presidentit të KOKSH Viron Bezhani dhe peshëngritësit Briken Calja për çështjen e bursës olimpike, skandali i radhës plas me notarin Sidni Hoxha.
Babai i notarit ka bërë me dije se djali i tij nuk do të marrë pjesë në garë pasi KOKSH e ka regjisturar gabim kohën e tij në garën 50 metra stil i lirë.
KOKSH e ka regjistuar kohën e Sidnit disa sekondë më shumë, duke e bërë që ai të garojë në baterinë e parë me notarë që janë shumë më të dobët. Një garë e tillë nuk ia vlen të zhvillohet pasi nuk është synimi për çka Sidni ka shkuar në Rio, ndaj në rast se ky problem nuk zgjidhet, notari Hoxha nuk do të marrë pjesë në garë.