Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skandali/ Ja si menaxheri i ofroi para Vilës për të toleruar Kukësin (BISEDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali/ Ja si menaxheri i ofroi para Vilës për të toleruar

Dje ka dalë një lajm në lidhje me ndeshjen e javës së kaluar ku Partizani luajti me Kukësin. Një tentativë e dështuar për korrupsion nga një menaxher futbolli ka bërë që të trazohen ujërat në kampionatin shqiptar për sa i përket luftës për titull.

Bëhet fjalë për Drini Çaushin që ka nën menaxhim disa futbollistë te Kukësi dhe Emiliano Vilën, mesfushor i Partizanit. Panorama Sport ka publikuar ditën e sotme bisedën mes Çaushit dhe Vilës, teksa menaxheri që jeton jashtë Shqipërie tenton të joshë Vilën për të toleruar në ndeshjen që u luajt të premten e kaluar.

Menaxheri: O vllai, ti e di që unë të du fort. Ti nuk je më aty vitin tjetër. Do të marr unë këtu. Do lush me Korfuzin. Unë për ty e kam.

Vila: Ëhë...

Menaxheri: Kur ishim atë ditë në kafe, aty afër ishte edhe Naimi, drejtori i Kukësit. Edhe ai foli me Safetin edhe ai i tha sa të duan. A kupto? Me toleru pak. Jo me bo penallti, por kur të jetë topi në anësore, me e nxjerr jashtë. Me toleru pak. A kupto? Safeti është i fiksuar për të marrë titullin sivjet. E do patjetër.

Vila: Hajt se flasim.

Menaxheri: Ti menoje iher me qetësi dhe pastaj më thuj... Mos më jep përgjigje tani!

Vila: Ok, ok...

Menaxheri: Sepse vlla ti deri në fund të sezonit do të jesh aty, a kupto... se pastaj do ikësh...

Vila: Eee, po pra. Mirë hajt.

Menaxheri: Ki parasysh se nuk dua të... thejsht tolerim, a kupto... nxirre topin jashtë e kshu gjonash, e di vetë ti.

Vila: Hëm... ashtu ëëë...

Menaxheri: Nejse, menoje vetë edhe më thuj. Kur ta ndash mendjen më ço një mesazh. Domethënë kur të jesh vetëm, më ço një mesazh... kaq. Mirë?

Vila: Eeee... hajt se flasim. Hajt, hajt se flasim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga