Skuadra e Volejbollit të Skënderajt për femra zhvilloi ndeshjen ndërkombëtare me Vasas Obuda të Hungarisë, në kuadër ‘CEV Challenge Cup’.
Për të pasur sukses në një ndeshje të tillë, klubi drenicas është “përforcuar” me një lojtare të Ferizajt, e cila njihet mirë tek dashamirët e volejbollit.
Është kjo Vildane Jashari, e cila është edhe trajnere.
Ajo është lojtare e Ferizajt dhe trajnere e ekipit të moshave të këtij klubi.
Por, ajo luajti për Skenderajn duke mbajtur numrin 3 mbi shpinë. E veçanta dhe skandali e krejt kësaj është se ajo ka luajtur me emrin Ardiana Krasniqi, që me gjasë është ndonjë volejbolliste e Skënderajt, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.
Pra, Skënderaj ka shkuar aq larg, duke rrezikuar tej mase, për ta inkuadruar një lojtare, derisa në protokoll e paraqet me emër tjetër. As kjo nuk e ndihmoi ekipin e Skënderajt që humbi 3-1 me sete.