Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

SKANDAL/ Ndeshjet e trukuara prekin Kosovën, trajneri dhe zyrtari i Federatës nën akuzë nga prokuroria

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Ndeshjet e trukuara prekin Kosovën, trajneri dhe zyrtari i

Ndeshjet e trukuara kanë prekur edhe futbollin në Kosovë. Sfida midis KF Trepça dhe Fushë Kosova në 25 shkurt 2019 është hetuar nga prokuroria e Mitrovicës pasi dyshohej për trukim.

Tashmë sipas medias "Kallxo.com" në Kosovë, persona të implikuar me çështjen janë vendosur nën akuzë për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës me qëllim përfitim personal. Konkretisht bëhet fjalë për Fidaim Haxhiu (trajneri i Trepçës), Besim Haxhiu (nënkryetar i klubit), Kemal Dumnica (delegat në Federatën e Kosovës) dhe Fisnik Haxhiu (agjent doganor që ushtron funksionet e Sekretarit në klubin nga Mitrovica).

Sipas raportimeve trajneri i KF Trepçës kishte porositur skuadrën e tij se ndeshja duhet të fitohej në pjesën e parë nga miqtë, ndërsa në të dytën rezultati do të përmbysej dhe kështu ka ndodhur. Nga 0-1 në pjesën e parë, rezultati shkoi në 2-1. Prokuroria nisi hetimet pas ndeshjes pasi kishte marrë informacione mbi vendosjen e më shumë se 40 bastesh në Belgjikë nga vëllai i trajnerit. Bastet e vendosura kapnin shifrën e 10,167.00 euro, ndërsa historia nuk përfundon me kaq. Sipas akuzës së ngritur nga prokuroria organizatorët e ndeshjes ishin siguruar dhe për rezultatin final të saj.

Gjatë lojës janë bërë me qëllim disa gabime teknike, me qëllim që rezultati në fund të shkonte në tavolinë 0-3 për miqtë. KF Trepça kishte aktivizuar lojtarë që nuk ndodheshin në protokollin e ndeshjes, ndërsa dy të tjerë luanin me numër të njëjtë në fanel, gjë e cila thyen rregullat e lojës.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga