Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SKANDAL/ 3 vjet më parë tentoi të rrëmbejë gazetarin, sot kërcënon një kryeredaktor por Alban Voglit s'i hyn "gjemb në këmbë"

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ 3 vjet më parë tentoi të rrëmbejë gazetarin,

Alban Vogli, presidenti i ekipit të Kastriotit të Krujës është i paprekshëm.

Dhe këtë e konfirmon edhe policia e cila thotë se po bën verifikime për rastin në fjalë.

"Panorama Sport", ka denoncuar ditën e djeshme kërcënimin nga ana presidentit të Kastriotit, Vogli, të kryeredaktorit të gazetës Jetmir Halilaj.

Me një fjalor fyer e kërcënues, në orën 16.55 minuta dhe gjithçka e regjistruar në celular, Voglit nuk i ka pëlqyer pasqyrimi në këtë gazetë i shkrimeve për ndeshjen Kastrioti-Tirana (1-0), ndeshje që u mbyll me dhunë e presion ndaj trajnerit të Tiranës Ardian Mema dhe një lojtari të Tiranës, Grend Halili.

Nuk është hera e parë që Alban Vogli i Kastriotit dhunon gazetarët.

Në 9 maj 2016, Alban Vogli tentoi të rrëmbejë nga makina Wolsvagen gazetarin Eduard Ilnica, të cilin, pasi dështoi ta marrë në makinën e tij, e dhunoi me sende të forta në makinë, duke e lënë të gjakosur dhe pa ndjeja. Ilnica në atë kohë ishte gazetar i "Telesport".

Në 10 maj 2016, policia e Tiranës njoftoi ndalimin Presidentin e ekipit të "Kastriotit".

"Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të kësaj vepre penale, ku u ndalua shtetasi Alban Vogli, 29 vjeç, banues në Krujë, presidenti i ekpit të "Kastriotit". Ky shtetas ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij tip "Volkswagen", me targë AA229LB, shtetasin E. I., ku më pas e ka dhunuar duke e goditur me sende të forta, për arsye të një artikulli që shtetasi  E. I. ka publikuar në një gazetë lokale", thuhej atëkohë në njoftimin e policisë.

Dhe sikurse të gjithë e dinë, një muaj më pas Alban Vogli u lirua nga qelitë. Gazetari Ilnica tërhoqi padinë ndaj tij, me pretendimin se nuk e mbante mend nëse e kishte goditur presidenti i Kastriotit apo kishte qenë ndokush tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga