Pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka bërë që skuadrat të kenë më shumë ditë në dispozicion për të përgatirur ndeshje e radhës në kampionat. Por duket se te kampionët nuk ka kohë për të pushuar.
Drejtuesit kanë planifikuar të zhvillojnë një ndeshje miqësore ditën e nesërme. Edhe pse akoma mungon zyrtarizimi nga ana e bardhebluve, nga shtypi i shkruar mësohet se kundërshtari me të cilin do të duelojnë do të jetë skuadra e Vorës, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë. Kjo sfidë do të luhet në orën 15:30.
Kujtojmë se takimin e radhës kampionët në fuqi do ta kenë ndaj Erzenit më 1 prillë, që është e vlefshme për javën e 27-të të Abissnet Superiore që pëërkon edhe me mbylljen e fazës së tretë të kampionatit.