Pushimi për ndeshjet e Kombëtares ka ndikuar deri diku për mirë te Partizani. Arbër Abilaliaj mund t’i bëjë llogaritë tashmë me 2 lojtarë që nuk ka pasur luksin t’i aktivizojë më parë.
Andi Hadroj dhe Christian Mba janë rikuperuar nga dëmtimet që vuanin dhe mund të japin kontributin e tyre. Në anën tjetër po kalojnë fazën e riaftësimit lojtarë si Da Silva, Sota dhe Atanaskoski.
Të gjithë emrat e përmendur më sipër kanë qenë titullarë gjatë kohës që gëzonin formë të mirë. Me ardhjen e tyre, Abilaliaj do ketë kontigjentin e plotë për t’i marrë maksimumin grupit.
Poll